Bota

Vdes Ruthie Tompson, animatorja pioniere e filmave vizatimorë të Disney-t

13 Tetor 2021, 18:03 Nga DOSJA
Vdes Ruthie Tompson, animatorja pioniere e filmave vizatimorë të

SHBA– ‘Disney’ dhe fansat i kanë dhënë lamtumirën animatores pioniere Ruthie Tompson, e cila vdiq të dielën në moshën 111 vjeç. Mediat amerikane bënë me dije se artistja ndërroi jetë në shtëpinë e të moshuarve me ndikimin më të madh në Hollivud. Ajo punoi si ilustruese dhe planifikuese e skenareve të Disney. Puna e saj në disa nga filmat më ikonikë të animuar në histori, përfshirë “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhat”, “Bukuroshja e Fjetur”, “Mary Poppins”, “Robin Hood” dhe “The Aristocats”, kaloi pa marrë merita. Ajo gjithashtu mori pjesë në animimin e “Pinocchio”, “Fantasia”, “Dumbo” dhe plot filma të tjerë.

“Mickey Mouse dhe unë u rritëm së bashku,” thoshte gjithmonë Tompson.

E lindur më 22 korrik 1910, në Portland, Maine, Tompson u zhvendos nga Bostoni, në Oakland, California, dhe përfundimisht në Los Angeles në vitin 1924. Fati bëri që familja e saj të vendosej në të njëjtën lagje ku jetonin themeluesit e Disneyt, Walt dhe Roy, së bashku me xhaxhain e tyre, Robert Disney. Ruthie dhe djemtë u miqësuan, gjë kjo që çoi më pas në bashkëpunimin e tyre. Në vitin 2000, ajo u njoh zyrtarisht si një ‘Legjendë e Disney-t’ për katër dekada pune, përfshirë punën për të cilën ajo nuk ishte kredituar fillimisht.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota animatorja pioniere legjenda e disney vdes ruthie tompson animatorja pioniere legjenda e disney vdes ruthie tompson

Sondazh

Poll