Bota

Rusi/ Vuante nga depresioni, nëna hidhet nga ndërtesa e lartë me fëmijët në krahë

13 Tetor 2021, 16:51 Nga DOSJA
Rusi/ Vuante nga depresioni, nëna hidhet nga ndërtesa e lartë me

RUSI– Një grua dyshohet të jetë hedhur nga një ndërtesë 19 katëshe së bashku më foshnjën e sapolindur dhe djalin e saj të vogël. 34-vjeçarja, Olga Zharkova dhe dy djemtë e saj, përkatësisht një muajsh dhe tre vjeç ndërruan jetë pasi ranë nga ndërtesa e lartë në Moskë, ku policia ka nisur hetimet për vrasje.

Mamaja e dy fëmijëve dyshohet se vuante nga depresioni akut pas lindjes para se të vendoste të vetëvritej dhe të vriste fëmijët e saj. Zharkova, gruaja e një ushtari rus, raportohet të ketë lënë një letër ku shkruhej se nuk donte t’i linte fëmijët e saj në këtë “botë të zymtë, të vështirë”.

Burri i saj 35 vjeçar, Dmitry, mësohet se pësoi shok kur arriti në vendngjarje. Olga ishte ankuar më parë se ai ishte larg shtëpisë për periudha të gjata kohe për shkak të detyrës dhe ajo ndihej e lodhur dhe e vetmuar.

Burimi: The Mirror

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota hidhet nga pallati nena vret veten dhe dy femijet rusi hidhet nga pallati nena vret veten dhe dy femijet rusi

Sondazh

Poll