Bota

E krahasoi situatën me holokaustin, ambasadori gjerman i kthehet Rakiç: Stop 

13 Tetor 2021, 17:46 Nga DOSJA
E krahasoi situatën me holokaustin, ambasadori gjerman i kthehet

KOSOVË- Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç e krahasoi situatën në veri të Kosovës me “Natën e Kristaltë” (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve). Gjatë një deklarate, ai e ka konsideruar aksionin e Policisë së Kosovës me holokaustin, ndërkohë që ka thënë se është derdhur gjakë serb.

“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçin është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiç.

Ndërkohë që ky krahasim nuk është pritur mirë nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Me anë të një postimi në Tëitter, ai shkruan se është i papranueshëm ky lloj krahasimi, pasi kontribuon në shtrembërim dhe mohim të Holokaustit.

“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde.

Lajmi kryesor/ Tensione në Kosovë! Serbët në Veri sulmojnë Policinë, 8 të arrestuar, edhe shqiptarë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni goran rakiç jorn rohde tensione në veri të kosovës goran rakiç jorn rohde tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll