Bota

SHBA/ Dhunohet burri paraplegjik, tërhiqet zvarrë prej flokësh nga policia

13 Tetor 2021, 15:52 Nga DOSJA
SHBA/ Dhunohet burri paraplegjik, tërhiqet zvarrë prej flokësh

SHBA– Clifford Owensby, një burrë paraplegjik me ngjyrë nga Ohio, ka paraqitur një ankesë në organizatën e të drejtave të njerëzve me ngjyrë (NAACP), pasi kamera trupore e një polici filmoi momentin kur ai e tërhoqi Owensby nga flokët dhe krahët për ta nxjerrë nga makina gjatë një kontrolli droge. Policia tha se e ndaluan të riun sepse e panë teksa dilte nga një shtëpi e dyshuar se përdorej për prodhim droge. Owensby akuzoi departamentin e policisë së Dayton për profilizim, arrestim dhe kontroll të paligjshëm, sekuestrim dhe moslexim të të drejtave të tij para se të dërgohej në paraburgim.

 

“Më tërhoqën zvarrë si të isha qen dhe mbeturinë. Mendova se më ndaluan për të më gjobitur dhe do më linin të shkoja.” tha ai.

Owensby, i cili është paraplegjik, e informoi policinë për këtë gjë kur i kërkuan të dilte nga makina. Ai u tha efektivëve të mos e preknin, por ata e tërhoqën nga flokët dhe krahët disa sekonda më vonë për ta nxjerrë nga automjeti. 39-vjecari u dërgua në një spital lokal, ku u ekzaminua për dëmtime të mundshme dhe u la i lirë. Drejtori i policisë tha se oficerët morën një thes me para nga automjeti i Owensby që përmbante 22,450 dollarë. Ai tregoi të Dielën se paratë ishin kursimet e tij dhe asnjë material inkriminues nuk u gjet gjatë kontrollit. Ai nuk u akuzua për vepra të lidhura me trafikun e drogës.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota burri paraplegjik ohio policia amerikane burri paraplegjik ohio policia amerikane

Sondazh

Poll