Bota

Njeriu më i vjetër që ka udhëtuar në hapësirë, “Kapiteni Kirk”: Ishte e pabesueshme

13 Tetor 2021, 17:31 Nga DOSJA
Njeriu më i vjetër që ka udhëtuar në

SHBA– Ylli i Hollywood-it, William Shatner është personi më i vjetër që ka udhëtuar në hapësirë pasi zbriti nga bordi i anjies kozmike të quajtur ‘Origjina Blu’. 90-vjeçari, i cili ka luajtur rolin e ‘kapitenit Kirk’ në filmat e ‘Strar Trek’, theu rekordin e 82-vjeçarit Wally Funk, pjesë e ekuipazhit që udhëtoi më herët drejt hapësirës, në korrik të këtij viti. Shatner udhëtoi me sistemin raketor të krijuar nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos. Qëndrimi i tij në hapësirë zgjati 10 minuta.

“Ishte e pabesueshme. Të gjithë njerëzit duhet ta provojnë këtë”, tha aktori kanadez pasi zbriti në tokë.

Nisja e raketës u vonua disa minuta për shkak të motit të keq në Teksas, por ekuipazhi mundi të shkëputej me sukses nga toka rreth orës 9:50 të mëngjesit. 

Së bashku me Shatner fluturimit iu bashkkuan Audrey Powers, zëvendëspresidente e Blue Origin, Chris Boshuizen, bashkë-themelues i “Planet” kompanisë satelitore të imazhit të Tokës dhe Glen de Vries, një zyrtar i korporatës franceze të softuerit të kujdesit shëndetësor ‘Dassault Systèmes’.

Burimi: CNN

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota blue origin njeriu me i vjeter ne hapesire william shatner blue origin njeriu me i vjeter ne hapesire william shatner

Sondazh

Poll