Sport

Mes drogës dhe alkolit/ Maradona në shtrat me 16-vjeçaren, pamjet që po qarkullojnë

13 Tetor 2021, 12:22 Nga DOSJA

ARGJENTINË-Pak kohë më parë e dashura e të ndjerit, legjendës së futbollit Diego Maradona-s, Mavys Alvarez, rrëfeu një histori me ish-numrin 10 që kishte ndodhur kur ajo ishte vetëm 16-vjeçe. Ajo ka treguar momentin kur ai i dha asaj kokainë e po ashtu edhe për vështirësitë për të dalë nga varësia që krijoi. Alvarez, tani në moshën 37 vjeçare, kohët e fundit theu heshtjen duke treguar se si adoleshente fluturoi për në Argjentinë nga Kuba pa lejen e prindërve të saj kur ishte vetëm 16 vjeçe.

“Diego më mësoi drogën, isha akoma 16-vjeçe.Unë u përpoqa, por nuk munda të dilja. Ishte një spirale. Kur hoqa dorë nga droga, kalova tek alkooli. Është e vështirë të flasësh për këtë para kamerës, vërtet.”

Ndërkaq, së fundmi janë publikuar edhe pamjet e Diego-s në një shtrat me vajzën në fjalë e cila asokohe ishte vetëm 16-vjeçe. Maradona shihej teksa mbante kamerën në duar ndërsa dyshja ishte shtrirë në shtrat dhe në sfond dëgjoheshin komentatorët e futbollit. Videot e tjera, të marra nga gazeta spanjolle “Infobae”, tregojnë bashkëpunëtorët e Maradonës në dhomë.

“Pas gjithë këtyre viteve më vjen turp nga vetja, duke e ditur që isha 16 vjeçe dhe isha pjesë e gjithë kësaj. Por ishte një përvojë tjetër në jetën time. Ne jo gjithmonë zgjedhim atë që na ndodh”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport maradona maradona

Sondazh

Poll