Sport

3 humbje radhazi! Zvicerani Bernard Challandes nuk do të jetë më trajner i Kosovës

13 Tetor 2021, 10:16 Nga DOSJA
3 humbje radhazi! Zvicerani Bernard Challandes nuk do të jetë më

KOSOVE – Zvicerani Bernard Challandes, ashtu siç pritej, nuk është më trajneri i përfaqësueses së Kosovës. Në konferencën e mesditës të së mërkurës, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar ndërprerjen e parakoshme të kontratës aktuale, e cila mbyllej në dhjetor të vitit 2022.

Arsyeja e kasaj ndërprerje të kontratës ka qenë paraqitja e dobët e Kosovës në eliminatoret e kampionatit botëror. 70-vjeçari ishte emëruar trajner i Kosovës në mars të vitit 2018 nga ish-presidenti i ndjerë i FFK-së, Fadil Vokrri.

Challandes ishte trajneri i dytë në historinë e ekipit kombëtar të Kosovës, pas Albert Bunjakit, që prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA më 2016. Gjatë kësaj periudhe ai ka qenë në krye të përfaqësueses së Kosovës për 40 ndeshje. Nga këto ka arritur të grumbullojë 18 fitore, 14 humbje dhe vetëm 8 barazime.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll