Bota

Regjistrimet nga Janet Jackson tek Eminem u shkatërruan në zjarr, Universal mbajti të fshehtë dëmin

11 Qershor 2019, 17:49 Nga DOSJA
Regjistrimet nga Janet Jackson tek Eminem u shkatërruan në zjarr,

KALIFORNI- Zjarri shkatërrues që ra në Universal Studios Hollywood në qershor të vitit 2008 u raportua gjerësisht në atë kohë, por deri më tani nuk ishte publikuar asgjë se si ai zjarr shkatërroi një katalog të madh regjistrimesh, duke përfshirë disa nga regjistrimet muzikore më të rëndësishme në historinë e muzikës popullore.

Mbulimi i lajmit të ngjarjes nënkupton se është mbuluar një gënjeshtër e madhe që shkatërroi epra muzikore. 

New York Times raportoi se një depo e regjistrimeve muzikore master, regjistrimet origjinale nga të cilat janë nxjerrë të gjitha kopjet e mëvonshme, u shkatërrua.

Pothuajse puna e Louis Armstrong, Bing Crosby, Ella Fitzgerald, Judy Garland, Billie Holiday, Chuck Berry, Burt Bacharach, Neil Diamond, Joni Mitchell, Elton John, Lynyrd Skynyrd, Eric Clapton, Eagles, Don Henley, Aerosmith, Guns N ‘Roses, Nirvana, Soundgarden, Eminem dhe 50 Cent u shkatërruan në atë zjarr.

“Ishte fatkeqësia më e madhe në historinë e biznesit të muzikës”,-raportohet në mediet e huaja.  

Burimi: The Week 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota eminem janet jackson regjistrimet muzikore universal studio eminem janet jackson regjistrimet muzikore universal studio

Sondazh

Poll