Bota

Miku i madh i shqiptarëve, Bill Clinton vjen në Kosovë, pritet me nderime në aeroport. Dekorohet me urdhërin e lartë

11 Qershor 2019, 10:39 Nga DOSJA
Miku i madh i shqiptarëve, Bill Clinton vjen në Kosovë, pritet me

KOSOVË– Ish-Presidenti Bill Clinton ka mbërritur në Kosovë. Ai është mirëpritur në aeroport me nderime nga Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Mirë se vjen në familjen tënde, në Kosovë, zoti President,”– mësohet t’i jetë drejtuar Pacolli Clintonit.

Clinton do të marrë pjesë në ceremonitë kushtuar 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës. 

Pas refuzimit të ‘kasapit’ të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç për të vendosur paqen, presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton dha urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese.

Sulmet ajrore vazhduan deri me 9 qershor, ku edhe u arrit marrëveshja e Kumanovës. Pjesë nga fjalimi i ish-presidentit Bill Clinton natën kur filluan sulmet ajrore.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni atifete jahjaga behgjet pacolli bill clinton clinton mberrin ne kosove atifete jahjaga behgjet pacolli bill clinton clinton mberrin ne kosove

Sondazh

Poll