Bota

“Përjetë mirënjohës”, Haradinaj ‘përkulet’ para Clinton: Falë guximit tuaj ne jemi të lirë

11 Qershor 2019, 16:27 Nga DOSJA
“Përjetë mirënjohës”, Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vizitën e ish-Presidentit amerikan në Kosovë, Bill Clinton. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka falënderuar ish-presidentin Clinton për gjithë çfarë ka bërë ai për Kosovën.

Haradinaj shkruan se falë humanizmit dhe guximit të tij sot Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur.

“Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen! Mirë se erdhe në shtëpinë tënde dhe tek populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosshmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës”.

Numri 1 i qeverisë shprehet gjithashtu se qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës .

“Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!”.

“President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin Tuaj. Zoti e bekoft Amerikën!  Zoti e bekoft Kosovën!”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bill clinton clinton mberrin ne kosove clinton viziton kosovën ramush hradinaj bill clinton clinton mberrin ne kosove clinton viziton kosovën ramush hradinaj

Sondazh

Poll