Bota

20-vjetori i përfundimit të operacionit të NATO-s, Shtëpia e Bardhë thirrje Kosovës e Serbisë për njohje reciproke

11 Qershor 2019, 06:53 Nga DOSJA
20-vjetori i përfundimit të operacionit të NATO-s, Shtëpia e

SHBA- Shtëpia e Bardhë me anë të një deklarate i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të lenë mënjanë retorikën ekstremiste dhe të punojnë për një marrëveshje që përqendrohet në njohjen reciproke mes tyre.

Në një deklaratë me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të operacionit të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere tha: “Prishtina dhe Beogradi duhet të dyfishojnë përpjekjet për të punuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të përqendruar në njohjen reciproke dhe të heqin menjëherë pengesat ndaj përparimit.”

Më tej ai shton se e vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është një dialog midis fqinjësh që të synojë normalizimin e marrëdhënieve dhe t’i hapë rrugën Serbisë dhe Kosovës të kenë vendin e tyre të ligjshëm brenda komunitetit euroatlantik.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë gjatë gjithë këtij procesi, por i takon Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapat e ardhshëm”, shtohet ndër të tjera në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, e cila u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të veprojnë tani e të mos ua lënë punën brezave të ardhshëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi kosova serbia shtepia e bardhe dialogu kosove-serbi kosova serbia shtepia e bardhe

Sondazh

Poll