Bota

“Nënën se kam gjetur akoma”/ Fjalët prekëse të Milaim Zekës për vizitën e Clinton: Ëndrra ime e dytë u realizua so

11 Qershor 2019, 14:04 Nga DOSJA
“Nënën se kam gjetur akoma”/ Fjalët prekëse

KOSOVË- Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka përshëndetur vizitën e ish- presidentit amerikan Bill Clinton, i cili ka mbërritur sot në Kosovë.

Në një postim në Facebook, deputeti Zeka ka përshëndetur vizitën e tij, teksa shkruan: “Para 20 viteve i kisha dy enderra: E para të takoja prindërit e gjallë në luftë, dhe ëndrra e dyte ishte të të takoja edhe Ty personalisht. Sot, vetëm sa bëmë zbulimin e një pllake përkujtimore për njerëzit tanë të vrarë në periferi të Prishtinës.”

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

I dashur Bill Clinton

Para 20 viteve i kisha dy enderra: E para te takoja prinderit e gjalle ne lufte, dhe enderra e dyte ishte te te takoja edhe Ty personalisht. Sot, veq sa beme zbulimin e nje pllake perkujtimore per njerezit tane te vrare ne periferi te Prishtines.

Nenen akoma nuk e kam gjetur. Ajo, bashke me 1700 trupa tjere, vazhdon te jet e zhdukur.

Enderra ime e dyte u realizu sot, kur pata fatin te ju takoja ne hyrje te Parlamentit te Kosoves, dhe te flisja me Ju. Nena ime, nuk kam as piken e dyshmit, nga ajo bote, eshte ndier e lumtur, pasiqe pa Ty, pa zonjen Ollbrajt, pa Toni Blerin e shume te tjere, te jeni te sigurte qe nuk do ishim as ne. Kosova do ishte nje enklave serbe, me disa mijera shqipetare.

Faleminderit Zotit qe ti ekziston! Faleminderit dhe respekt pa fund per Ju.

Zoti ju bekofte Ju dhe Ameriken!

 

 

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bill klinton clinton mberrin ne kosove milaim zeka bill klinton clinton mberrin ne kosove milaim zeka

Sondazh

Poll