Bota

Thaçi dekoron ish-Presidentin. Bill Clinton tregon si e përjetoi njohjen e Pavarësisë nga George W. Bush

11 Qershor 2019, 16:17 Nga DOSJA
Thaçi dekoron ish-Presidentin. Bill Clinton tregon si e përjetoi

Pas mbërritjes në Kosovë, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, është takuar me presidentin e  Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi ka dekoruar  ish-Presidentin Clinton, me çmimin ‘Urdhri i Lirisë, ndërkohë i pyetur nga gazetarët, ka thënë pak fjalë edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian, NATO dhe në të gjithë organizatat tjera ndërkombëtare, ku një vend i pavarur meriton të jetë. Po ashtu ai është shprehur për mediet se është ndjerë shumë i lumtur kur presidenti George W Bush e kishte njohur pavarësinë e Kosovës dhe e kishte mbështetur në rrugën e saj.

“Kosova meriton të jetë në BE në NATO dhe në organizatat tjera ku një shtet i pavarur meriton të jetë. Unë jam ndjerë shumë i kënaqur kur presidenti Bush e ka njohur pavarësinë e Kosovë, dhe ka mbështetur shtetin tuaj. Në një situatë shumë të komplikuar politike në SHBA,  Ju jeni një prej gjërave për të cilat të gjithë amerikanët pajtohen dhe dëshiroj që të mbeteni të tillë. Mendoj se vendi ynë do të vazhdojë të pajtohet për Kosovën”, ka thënë Clinton.

Më tej Clinton ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe dialog me fqinjtë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 20 vjetori i bombardimeve ne serbi bill clinton clinton viziton kosovën 20 vjetori i bombardimeve ne serbi bill clinton clinton viziton kosovën

Sondazh

Poll