Sport

Challandes: “Të ardhmen e vendosë federata, unë jam i kënaqur me punën time”

13 Tetor 2021, 05:37 Nga DOSJA
Challandes: “Të ardhmen e vendosë federata, unë jam i

KOSOVE – Pas ndeshjes, trajneri i përfaqësueses së Kosovës Bernard Challandes, ka deklaruar se është i zhgënjyer me këtë humbje, por që ka shtuar se është i kënaqur me punën e tij.

“Jam i zhgënjyer me ekipin, për arsye se luajtëm mirë dhe dolëm pa pikë. Performanca nuk ishte e keqe, ekipi luajti mirë. Kemi luajtur mirë. Krijojmë raste, por mungon pasimi i fundit”.

Gjithsesi, zvicerani Challandes, është shprehur i kënaqur me punën, ndërsa sa i përket të ardhmes së tij si trajner i “dardanëve”, ai ka deklaruar se këtë do ta vendosë Federata e Futbollit të Kosovës.

“Për mua nuk është problem vendi 4 apo 5, por ne kemi mundur të grumbullojmë më shumë pikë. Unë bëj punën time dhe jap maksimumin pastaj është vendim i federatës e jo i imi për edicionin e ardhshëm,”- ka deklaruar trajneri zviceran pas humbjes 2-1 ndaj Gjeorgjisë në Prishtinë.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll