Sport

Sheikët e Newcastle ofrojnë 1 miliard euro për Interin

13 Tetor 2021, 10:40 Nga DOSJA
Sheikët e Newcastle ofrojnë 1 miliard euro për Interin

ITALI – Tashmë paratë e sheikëve tentojnë të futen edhe në futbollin italian, pasi kanë prishur jo pak tregun në Angli, siç ankohen një pjesë e skuadrave të Premier League.

Fondi për Investime i Arabisë Saudite, i cili pak javë më parë bleu Newcastel, duket se është i interesuar për të blerë edhe skuadrën e Interit, për një shifër prej 1 miliard eurosh.

Sipas gazetës italiane “Liberto”, bisedimet mes pronarit të Interit, grupit kinez “Suning” dhe fondit saudit janë në një fazë të avancuar.

PIF-i sapo i ka blerë 80 për qind të aksioneve në klubin e Premierligës për rreth 350 milionë euro dhe sipas mediave italiane, tani është i gatshëm të bëjë edhe një investim shumë më të madh.

Bisedimet mes fondit dhe “Suning” nisën vitin e kaluar, por ishin pezulluar përkohësisht pas njoftimit për krijimin e Superligës Europiane në prill.

Tani, bisedimet kanë rifilluar dhe takimi i fundit mes palëve ishte më 15 shtator, në ditën kur Interi priti Real Madridin në “Giuseppe Meazza” për një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Një ofertë në vlerë prej 1 miliard eurosh është në tavolinë dhe familja Zhang, thuhet të jetë e joshur për ta pranuar atë, duke e parë gjendjen e rëndë financiare të “Suning”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll