Sport

Wenger: “Pozicioni jashtë loje automatik”, i mundshëm në “Katar 2022”

13 Tetor 2021, 10:25 Nga DOSJA
Wenger: “Pozicioni jashtë loje automatik”, i mundshëm

FRANCE Pozicioni automatik jashtë loje në futboll! Një ide e hedhur që nga vera e vitit 2020, kur FIFA njoftoi mundësinë e zhvillimit të një teknologjie për të sinjalizuar pozicionin jashtë loje. Projekti mund të marrë formë menjëherë duke nisur nga Kampionati Botëror i ardhshëm në Katar, sipas Arsene Wenger.

Siç raportohet nga “ANSA”, drejtuesi i zhvillimit të futbollit në FIFA, është shfaqur optimist. “Ka një shans të mirë që pozicioni jashtë loje të automatizohet në vitin 2022,” tha ish-menaxheri i Arsenalit gjatë një takimi për shtyp në Paris, pa zbuluar se si. “Unë jam i detyruar të ruaj sekretin, por do të jetë hapi tjetër i madh në gjykim,”– shpjegoi francezi, duke folur përpara një seminari me gjyqtarët, i cili do të zhvillohen nga 20 tetori.

Një propozim, ai i ish-trajnerit të Arsenalit dhe sot shef i zhvillimit të futbollit në FIFA, të cilin ai tashmë e kishte shpallur realizueshmërinë e kësaj ideje në një intervistë me “Times” prillin e kaluar. Pozicioni jashtë loje artificial nuk do të ishte asgjë më shumë se një sinjal që tregon vendosjen e lojtarit drejtpërdrejt me asistentin e linjës, i ndihmuar kështu nga një “vëlla i madh” elektronik.

Teknologjia tashmë ekziston për të zbuluar pozicionin jashtë loje dhe përdoret në dhomën VAR. Me futjen e pozicionit jashtë loje elektronik, koha e marrjes së vendimit do të zvogëlohet në mënyrë drastike. Gjithsesi, fjala e fundit, megjithatë, i përket gjithmonë IFAB, e cila zakonisht mblidhet në mars.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll