Sport

“Olimpico”, shtëpia ideale e Italisë. “San Siro”? Duhet të kalojë disa kohë…

13 Tetor 2021, 09:55 Nga DOSJA
“Olimpico”, shtëpia ideale e Italisë. “San

ITALI – Lehtësia e stadiumit “Olimpico” të Romës. “Ka shumë arsye, – nënvizon “Corriere dello Sport”, – që e bëjnë “Olimpicon” shtëpinë ideale të “Azzurrëve”: një mjedis i vërtetë me 48.000 spektatorë për ekipin kombëtar, pa rrezikun e mosmarrëveshjeve; distancë e favorshme nga selia në Coverciano dhe e “sigurisë” nga Zvicra; tre precedentët emocionues të Kampionatit Europian.

Stadiumi i Torinos (i cili sapo ka pritur Itali-Belgjikë) edhe pse i vlerësuar shumë, Bergamo, ose San Paolo, ishin vende të mundshme alternativë, do të mbetet i tillë, ndërsa duhet të kalojë disa kohë që ta shohim përsëri Italinë në “San Siro” pas fishkëllimave ndaj Donnarummas.

Kështu, Itali-Zvicër do të luhet në “Olimpico” dhe nga ora 12 e mesditës të hënën 18 tetor, sipas një shënimi nga FIGC, do të nisë shitja e biletave. Në orët e ardhshme, do të mësohen edhe çmimet dhe metodat e blerjes së biletave për sfidën me zviceranët, një betejë e vërtetë e drejtpërdrejtë për vendin e parë në grupin B.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll