Sport

Danimarka, skuadra e dytë europiane, që kualifikohet për në “Katar 2022”

13 Tetor 2021, 05:47 Nga DOSJA
Danimarka, skuadra e dytë europiane, që kualifikohet për në

DANIMARKE – Danimarka është skuadra e dytë europiane, pas Gjermanisë, që siguroi zyrtarisht biletën për në Kupën e Botës “Katar 2022”. Pasi kanë fituar minimalisht 1-0 edhe ndaj Austrisë, ata siguruan fitoren e 8-të në tetë ndeshje të luajtura në grupin “F”.

Maehle (53’) vendosi fatet e ndeshjes. Në takimet e tjera të këtij grupi, Izraeli mundi 2-1 Moldavinë me golat e Eran Zahavit (28’) dhe Munas Dabbur (49’), ndërkohë që Nicolaescu (90’+4) ngushtoi rezultatin. Sakaq, Skocia blindoi vendin e dytë me suksesin minimal 0-1 me një gol të Dykes (85’) në transfertën ndaj Ishujve Faroe.

Me 24 pikët e grumbulluara, pas Gjermanisë, që fitoi 4-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, Danimarka bëhet skuadra e dytë europiane, e cila siguron pjesëmarrjen për në finalet e botërorit “Katar 2022”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll