Sport

Rekord tjetër: Cristiano Ronaldo, 115 gola për Portugalinë!

13 Tetor 2021, 06:13 Nga DOSJA
Rekord tjetër: Cristiano Ronaldo, 115 gola për Portugalinë!

PORTUGALI – Me tre golat e shënuar ndaj Luksemburgut, në “Estádio Do Algarve” (São João da Venda) Cristiano Ronaldo ka arritur në kuotën e 115 golave të shënuar në 182 ndeshje për Portugalinë.

Luksemburgu, ka qenë “viktima” më e preferuar e yllit të luzitanëve, të cilëve, CR7 u ka shënuar 9 gola në të dy takimet e grupit A për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”. Më pas vine Lituania dhe Suedia (7) dhe Andorra (6).

Në repertorin e 115 golave nga Cristiano Ronaldo, me këmbën e djathtë ai ka shënuar 61 gola, me të majtën (26) dhe nga goditjet me kokë (28).

89 gola janë realizuar nga aksionet, 10 nga goditje e lira dhe 16 gola kanë ardhur nga pika e bardhë e penalltisë. Minutat nga 76 deri në bilbilin e fundit janë më pjelloret për yllin luzitan Cristiano Ronaldo, i cili nuk ka të ndalur në vendosjen e rekordeve të rinj.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll