Aktualitet

21 arrestime/ Shkatërrohen dy grupe kriminale në Itali, shqiptarët siguronin drogë

12 Tetor 2021, 19:52 Nga DOSJA
21 arrestime/ Shkatërrohen dy grupe kriminale në Itali,

ITALI- Një operacion kundër drogës i kryer nga policia dhe karabinierët është kryer në Catanzaro, të Italisë. Infooggi.it shkruan se deri tani janë arrestuar 21 persona të akuzuar për vepra të ndryshme. Mësohet se nga të arrestuarit, 9 janë vendosur në paraburgim, ndërsa 12 të tjerët janë lënë në ‘arrest shtëpiak’.

Të arrestuarit akuzohen për trafikimin e paligjshëm të drogës, vjedhjen e armëve, posedimin dhe mbajtje të paligjshme të armëve, zhvatjen dhe marrjen e mallrave të vjedhura. Personat e sipërpërmendur janë pjesë e dy organizatave kriminale, njëra prej tyre është me origjinë shqipare.

Organizata shqiptare ka pasur në fokus trafikun e paligjshëm të drogës, të tilla si marihuana, hashashi, kokaina dhe heroina, në zonën jugore të qytetit të Catanzaro.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 21 persona operacion ne itali organizate kriminale shqiptare arrestohen 21 persona operacion ne itali organizate kriminale shqiptare

Sondazh

Poll