Aktualitet

Vrasja e ganezes nga i dashuri, Prokuroria merr në pyetje të afërmit e saj në Tiranë

12 Tetor 2021, 19:17 Nga DOSJA
Vrasja e ganezes nga i dashuri, Prokuroria merr në pyetje të

TIRANË- Prokuroria kanë marrë në pyetje të afërmit te 31-vjeçares nga Gana, që u vra disa ditë më parë nga i dashuri në Tiranë. Mësohet se intervistimi i tyre është kryer nga prokurori Ardian Braho, një oficer i policisë gjyqësore si dhe i pranishëm me të afërmit ishte gjithashtu një përfaqësues i Ambasadës franceze në Tiranë.

Sipas dëshmive të të afërmve të Jawsackie Jaboah, ata kishin dijeni për lidhjen e saj me shqiptarin Klinton Pira, ndërkohë që kanë thënë se nuk kishin dijeni për debatet mes çiftit.

Ngjarja e rëndë në Tiranë ndodhi mbrëmjen e 2 tetorit, kur ganezja me shtetësi franceze kishte ardhur në Shqipëri për të takuar të dashurin e saj. Por vetëm disa orë më pas, Pira e qëlloi për vdekje me thikë, ndërsa pas aktit vendosi që t’i jepte fund edhe jetës duke u hedhur nga kati i tetë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardian braho jawsackie jaboah klinton pira ardian braho jawsackie jaboah klinton pira

Sondazh

Poll