Aktualitet

Shqipërisë-Maqedonisë së Veriut/ Ratifikohet marrëveshja e bashkëpunimit ndërkufitar

12 Tetor 2021, 19:33 Nga DOSJA
Shqipërisë-Maqedonisë së Veriut/ Ratifikohet

TIRANË- Komisioni për Integrimin Evropian ka miratuar ditën e sotme ratifikimin e marrëveshjes së financimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë projektligj ishin zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Megi Fino si dhe eksperti Sokol Dodja, ndërkohë që ky projektligj ka për qëllim kryesor të kontribuojë në zhvillimin social-ekonomik, si dhe të rrisë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Gjatë fjalës së saj zëvendësministrja u shpreh se nuk po financohet ndonjë projekt konkret por po krijohen premisa për financim në të ardhmen.

Fondi prej 1 milionë e 530 mijë euro që është një grant i Bashkimit Evropian dhe ky fond do të përdoret për të financuar projekte që do të identifikohen nga thirrja e tretë për projekt propozime, pasi nuk jemi ende në fazën e financimit të projekteve konkrete”, theksoi Fino.

Njoftimi i Plotë:

Komisioni për Integrimin Europian miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”

Në drejtimin e kryetares znj. Jorida Tabaku, komisioni për Integrimin Europian në mbledhjen e rradhës shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”.

Të ftuar për këtë projektligj ishin zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme znj. Megi Fino, dhe eksperti z. Sokol Dedja.

Programi i Bashkëpunimit Maqedoni e Veriut – Shqipëri ka për qëllim kryesor të kontribuojë në zhvillimin social-ekonomik të zonave ndërkufitare dhe të rrisë bashkëpunimin midis të dyja vendeve, nëpërmjet ndërhyrjeve të përbashkëta. Ky program mbështet, gjithashtu, shkëmbimin e eksperiencës dhe njohurive midis përfituesve si dhe përmirësimin e politikave publike mes autoriteteve kombëtare, rajonale dhe lokale në zonën e programit.

Gjatë fjalës së saj zëvendësministrja u shpreh se nuk po financohet ndonjë projekt konkret por po krijohen premisa për financim në të ardhmen.

“Fondi prej 1 milionë e 530 mijë euro që është një grant i Bashkimit Evropian dhe ky fond do të përdoret për të financuar projekte që do të identifikohen nga thirrja e tretë për projekt propozime, pasi nuk jemi ende në fazën e financimit të projekteve konkrete”, theksoi znj. Fino.

Pas diskutimeve, komenteve e sugjerimeve të ndryshme, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj në parim, nen për nen dhe në tërësi. Mbledhja u zhvillua me prezencë fizike të deputetëve dhe të ftuarve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet jorida tabaku megi fino sokol dedja jorida tabaku megi fino sokol dedja

Sondazh

Poll