Aktualitet

Apeloi shkarkimin nga detyra, KPA lë në fuqi vendim për ish-gjyqtarin Brahimllari

12 Tetor 2021, 18:11 Nga DOSJA
Apeloi shkarkimin nga detyra, KPA lë në fuqi vendim për

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në lidhje me shkarkimin e ish-gjyqtarit Gurali Brahimllari. Vendimi i KPA-së u mor nga kryesuesja Natasha Mulaj, relatorja Ina Rama si dhe nga anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo. Brahimllari apeloi vendimin e KPK-së për heqje nga detyra në vitin 2019.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 47/2019, datë 03.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Gurali Brahimllari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 166, datë 21.06.2019.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 166, datë 21.06.2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Gurali Brahimllari.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.10.2021.

KPK shkarkoi nga detyra ish-gjyqtarin Gurali Brahimllari për mos deklarimm të pasurisë, si dhe e përjashtoi atë për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gurali brahimllari kpa kpk gurali brahimllari kpa kpk

Sondazh

Poll