Aktualitet

Vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç, Rakacolli: Këtë muaj merret vendimi

12 Tetor 2021, 19:18 Nga DOSJA
Vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç, Rakacolli: Këtë

TIRANË– Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar se brenda këtij muaji do të vendoset se çfarë do të bëhet me fëmijët mbi 12 vjeç, nëse ata do të vaksinohen apo jo. E ftuar në për emisionin “Frontline” në News24, Rakacolli u shpreh se është duke u diskutuar për ketë vendim dhe se pritet që të zhvillohet mbledhja e Komitetit të Ekspertëve.

Ndërsa në lidhje me vaksinimin e grave shtatzëna, zv/ministrja bëri thirrje që ato të vaksinohen sa më parë, teksa shtoi se nuk ka asnjë shans që vaksinimi të sjellë fertilitet tek vajzat e gratë.

“Ka debate për këtë dhe ky është një vendim teknik. Janë parë të gjitha këto debate dhe komiteti i ekspertëve të vaksinimit do të ketë vendim shumë të shpejtë dhe do të shprehet shumë shpejt. Besoj brenda tetorit. Në momentin që ata e gjykojnë që janë gati, duke parë të dhënat dhe japin një rekomandim.  Vaksinën njeriu duhet ta bëjë me bindje. Askujt nuk i bëhet vaksina me zor. Është një problem i ndjeshëm, ku ekspertët janë shprehur që patjetër që gratë shtatzëna duhet të bëjnë vaksinën. Gratë shtatzëna nuk ka arsye për të mos e bërë vaksinën. Gratë shtatzëna duhet të vaksinohen, pasi të konsultohen me mjekun. Vaksina nuk lidhet me problemet e fertilitetit,”- tha Rakacolli.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima për shkak të covid-19 dhe 501 raste të reja.  Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Në total janë regjistruar 2 mijë e 783 humbje jete dhe janë 6 mijë e 872 raste aktive.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mira ra kacolli vaksinimi masiv ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi mira ra kacolli vaksinimi masiv ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll