Aktualitet

VIDEO-Berisha nga Kukësi: Basha përdori miqësitë me SHBA për t’më përjashtuar

12 Tetor 2021, 09:13 Nga DOSJA
VIDEO-Berisha nga Kukësi: Basha përdori miqësitë me SHBA

KUKËS– Ish-kryeministri Sali Berisha është zhvendosur sot në Kukës, Pallatin e Kulturës në Kukës “Hasan Prishtina”, nga ku u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të firmosin formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, përmes të cilit kërkon të rrëzojë vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së. I shoqëruar nga Flamur Noka, i cili pavarësisht shkarkimit si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimit për përjashtim i ka qëndruar besnik, Berisha tha se ky vendim i Bashës tregon se kreut të PD-së i ka hyrë frika nga demokratët. Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që ta ndiqte. Lideri historik i PD-së shtoi se një nismë e tillë është ‘punë burrash’ e jo ‘punë pengjesh’, duke nënkuptuar këtu kryedemokratin Basha. Në fjalën e tij, nga “Foltorja”, Berisha tha se Rama nuk do të gëzojë një mandat të qetë, duke e paralajmëruar se do të shkojë tek Kryeministria “me tupana”, njësoj siç u prit sot në Kukës.

Teksa komentonte shpalljen e tij non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Berisha tha se kurrë nuk ka dëgjuar t’i ketë ndodhur një gjë e tillë një njeriu që ka tetë vite që është larguar nga roli udhëheqës dhe për të cilin nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë, asnjë process gjyqësor brenda dhe jashtë vendit, duke nënkuptuar këtu veten e tij. Por, Basha, sipas Berishës ka shfrytëzuar afrimitetin dhe miqësitë me Shtete Bashkuara të Amerikës për të marrë një vnedim të tillë, për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD-së. Referuar pyetjes së bërë së fundmi në shumë ekrane, Berisha ftoi të gjithë ata që kanë mundësinë dhe aftësinë që të krijojnë fraksione në Partinë Demokratike që t’i bashkohen, pasi sipas tij, kjo gjë do të sjellë ringritjen e PD-së më të fortë se kurrë më parë.

Berisha shtoi se qëllimi i tij është që të vendosen disa ‘pika’ shumë të qarta në statutin e Partisë Demokratike, në mënyrë që vota e tyre të vendosë për emrat që do të vendosen në krye të listave të kandidatëve për deputetë, të kryetarit, këshilltarëve, grupseksioneve e shumë të tjerëve. Trau në rrugën e Kombit, Berisha tha se do të jetë gjëja e parë që do të hiqet me vendim të qeverisë së Partisë Demokratike. Referuar shpenzimeve për ndërtimin e saj, Berisha tha se ajo rrugë ka nxjerrë të paktën sa dyfishi i tyre me tarifat e paguara nga qytetarët. Teksa komentonte situatën në rajon, Berisha tha se Ballkani do të gjejë paqe kur të ndëshkohet Serbia për krimet e bëra në Kosovë, Shqipëri e vende të tjera. Në fund, ish-kryeministri e mbylli këtë takim me një urim për kombëtaren kuqezi, e cila do të përballet ,e Poloninë në “Air Albania”.

Ky ishte takimi i tetë që organizon Berisha. Mbledhja në Elbasan ishte takimi i shtatë që ka mbajtur Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

ORA 16:44

Me Fatmira Breçanin në sfod, demokratët e Kukësit 2 orë nbë rrugë, presin Berishën

ORA 17:15

VIDEO- Mbështetësit e Berishës nxjerrin ‘bishat luksoze’ nga garazhi

ORA 17:40

SFIDA për Ramën/ Berisha: Edi ndiqe këtë foltore, është punë burrash dhe jo pengjesh

ORA 17:53

‘Dëgjoi ato daulle…po bien për ty’/ Berisha paralajmëron Ramën: S’e gëzon mandatin

ORA 18:01

Berisha: Kurrë s’është shpallur non-grata një njeri që s’ka pasur asnjë gjyq!

ORA 18:05

Berisha: Jemi të prerë në besë, Basha përdori miqësinë me SHBA për t’më përjashtuar

ORA 18:11

SANKSIONET/ Berisha: Vota do zgjedhë edhe deputetin

ORA 18:12

FTESA e Berishës: Kushdo që krijon fraksione në PD, është i mirëpritur

ORA 18:17

E puth, pastaj pozojnë para kamerave! Berishës i vjen ‘fansi’ nga SHBA: Mik i madh!

ORA 18:25

“Harroje se na merr pushtetin me buzëqeshje”, demokrati i drejtohet Bashës në Kukësi

ORA 18:28

“Kam ardhur direkt nga Londra”, emigranti merr rrugën për Berishën

ORA 18:33

Basha shkarkoi Flamur Nokën, Berisha s’e harron: I ka hyrë një frikë e madhe…

ORA 18:56

Mbyllet ‘Foltorja për PD’, Berisha uron Kombëtaren: Fitore ditën e sotme

ORA 19:03

Berisha: Ballkani do gjejë paqe kur të ndëshkohet Serbia për krimet në rajon

ORA 19:05

Berisha premton heqjen e traut: Ajo rrugë e ka nxjerrë veten të paktën dy herë

ORA 19:09

Qytetari i drejtohet Berishës: Biden është 88 vjeç , ti ke forcë dhe shëndet   

ORA 19:30

Qytetari vjen nga Kosova për Berishën: Dy burra ka Shqipëria, ju dhe Rugovën

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll