Aktualitet

‘Policia’/ Komisioneri për Diskriminimin kërkon rrëzimin e kriterit të moshës

12 Tetor 2021, 14:57 Nga DOSJA
‘Policia’/ Komisioneri për Diskriminimin kërkon

TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka kërkuar rrëzimin e kriterit të vendosur nga Policia e Shtetit për pranimin e kandidadëve deri në moshën 30-vjeçare.

Sipas kritereve të Policisë së Shtetit, vetëm personat deri në 30 vjeç mund të aplikonin për t’u pjesë e forcave të Policisë.

“Janë testimet fizike ata që tregojnë aftësitë fizike që ka individi për të konkurruar dhe për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Nga mosha 35 vjeç deri në moshën 65 vjeç , është një periudhë shumë e gjatë pune që mund të bëjë një qytetar, i cili konkurron dhe mund të fitojë dhe në moshën 35 vjeç, është shprehur ndër të tjera përfaqësuesi i SPPSH,”, shkruan Komisioneri ndër të tjera në dokumentin zyrtar drejtuar Ministrisë së Brendshme.

Kërkesa e Komisionerit vjen pas ankesës së Sindikatës së Punonjësve të Shtetit (SPPSH), e cila shpreh shqetësimin për kriterin e moshës vendosur nga Policia e Shtetit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi policia e shtetit sindikata e punonjesve te shtetit komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi policia e shtetit sindikata e punonjesve te shtetit

Sondazh

Poll