Sport

Donnarumma, tatuazh stemën e Milanit për të “bërë paqe” me tifozët kuqezi

12 Tetor 2021, 16:24 Nga DOSJA
Donnarumma, tatuazh stemën e Milanit për të “bërë

ITALI-Portieri i PSG,Gianluigi Donnarumma foli për “Le Iene” duke komentuar atë që ndodhi ditët e fundit. Kampioni i Europës me Italinë është ende në qendër të debatit i cili u fërshëllye gjatë gjithë ndeshjes nga një pjesë e tifozëve të pranishëm në shkallët e “San Siro”.

Arsyeja e kontestimeve të forta, të paraprira edhe me banderola publike ofenduese dhe kërcënuese nga tifozët e Milanit, është padyshim lamtumira e tij e trazuar nga kuqezinjtë.

“Ka pak zhgënjim sepse kam kaluar tetë vjet në Milano dhe për këtë arsye është gjithmonë një emocion të kthehesh në San Siro. Pakënaqësia është normale. Unë jam rritur këtu dhe kam qenë gjithmonë një tifoz i Milanit, tetë vitet nuk harrohen lehtë.Nëse dua të them diçka për të gjithë tifozët e Milanit? Unë gjithmonë do t’i dua ato. Gjithmonë do të jem me zemër kuqezi.Shpresoj të më presin më mirë herën tjetër, me të vërtetë shpresoj kështu”.

Gjatë intervistës, korrespondenti i programit të njohur në Itali e detyroi’ Donnarumma të bëjë paqe me tifozët kuqezinj, duke bërë një tatuazh që pastrohet në krahun e tij. Ky tatuazh ishte logoja e klubit kuqezi. Një demonstrim që kaloi mes buzëqeshjeve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport donnarumma milan donnarumma milan

Sondazh

Poll