Sport

Mesazhi i Gjasulës pas infektimit me COVID-19: “Ende nuk e besoj…”

12 Tetor 2021, 15:57 Nga DOSJA

SHQIPËRI-Një tjetër futbollist do t’i mungojë Kombëtares shqiptare në sfidën vendimtare ndaj Polonisë, që luhet këtë të martë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Klaus Gjasula nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19
Ky ishte një lajm mjaft i keq për Kombëtaren dhe trajnerin Edoardo Reja-s që do t’i duhet të bëjë pa titullarin e mesfushën në ‘’finalen’’ ndaj polakëve. Por 31-vjeçari ka reaguar duke postuar një foto të tijën në rrjetet sociale.

Gjasula e ka shoqëruar me një frazë foton duke shkruar: ‘’Jemi të gjithë me ju. Nuk e besoj akoma që sot nuk jam prej Covid-it me çunat në fushë’’.Një mesazh mbështetës ky për Kombëtaren nga ana e mesfushorit i cili siduket e ka përjetuar keq lajmin e paradites duke humbur sfidën më të rëndësishme të karrierës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fshf gjasula polonia fshf gjasula polonia

Sondazh

Poll