Politike

Nikolla pret përfaqësuesen, Ribeiro: Përmirësoni legjislacionin shqiptar për median

12 Tetor 2021, 14:35 Nga DOSJA
Nikolla pret përfaqësuesen, Ribeiro: Përmirësoni

TIRANË– Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka pritur sot në një takim përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë në Media, Teresa Ribeiro. Vetë Nikolla shprehet se liria e shtypit për Shqipërinë është një shtyllë të demokracisë.

“Kuvendi është i vendosur për garantimin e lirisë së shtypit, në mënyrë të plotë e pa pengesa. Ne mbetemi gjithashtu të përkushtuar për të bashkëpunuar për të garantuar sigurinë e gazetarëve, si edhe qasjen në informacion të besueshëm, përmes shtypit të lirë, të pavarur, pluralist dhe të larmishëm, duke zbatuar standartet ndërkombëtare,”- është shprehur Nikolla.

Ndërsa Ribeiro e uroi Nikollën për zgjedhjen në detyrën e Kryetares së Kuvendit. Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë në Media vuri në dukje vullnetin e OSBE-së për të bashkëpunuar për pëmirësimin e legjislacionit shqiptar për median. Sipas saj, duhen zbatuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, standarteve të BE-së dhe OSBE-së, për të harmonizuar nevojën publike, legalitetin e proporcionalitetin, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll