Politike

Takimi me Bashën, ministrja britanike: Opozita të luajë rol për demokracinë

12 Tetor 2021, 11:05 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja britanike me Europën Wendy Morton, pas takimit që ajo zhvilloi me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se biseda mes tyre ishte e frytshme. Përmes një postimi në Twitter, i cili u shpërnda nga Ambasada britanike në Tiranë, Morton thotë se takimi me Bashën kishte lidhje me situatën aktuale politike në Shqipëri duke theksuar se partitë opozitare duhet të kenë një rol të rëndësishëm për përfaqësuar zërin e qytetarëve.

“Diskutim i frytshëm me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi situatën aktuale politike në Shqipëri. Partitë opozitare mund të kenë rol të rëndësishëm në Parlament për të forcuar demokracinë dhe për të garantuar se zërat e të gjithë qytetarëve janë të përfaqësuara

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha wendy morton ne pd lulzim basha wendy morton ne pd

Sondazh

Poll