Politike

Basha e shkarkoi, Flamur Noka: “Pengu” i Ramës përjashton dhe përçan demokratët…

12 Tetor 2021, 12:36 Nga DOSJA
Basha e shkarkoi, Flamur Noka: “Pengu” i Ramës përjashton

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me akuzat më të fundit që numri një i opozitës lëshoi ndaj tij. Në një status në rrjetet e tij sociale, Noka shkruan se Basha pranon që qëllimi i tij është rrëzimi nga pushteti i kryeministrit Edi Rama, por në fakt me vepra bën të kundërtën.

“Me goje e thote qe qellimi eshte rrezimi i Rames ,nderkohe ky i fundit vazhdon te mbreteroje i qete ne pushtet per 12 vjet. Me vepra pengu i tij po e “lufton “ate duke perjashtuar dhe percare demokratet…,”-tha Noka.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha tha se ai dhe demokratët e tjerë janë të fokusuar në bërjen e opozitës dhe se akuzat që së fundmi Noka ka bërë drejt tij, janë shfokusim nga qëllimi.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi i Nokës, Basha: Demokratët i dinë ç’pazare bëjnë me Ramën (REAGIMET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike flamur noka shkarkohet flamur noka flamur noka shkarkohet flamur noka

Sondazh

Poll