Politike

‘Censori i gazetarisë’/ Vokshi: Rama ka urdhëruar kthimin e paketës anti-shpifje

12 Tetor 2021, 10:29 Nga DOSJA

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi shkruan se Rama ka udhëruar rikthimin në parlament të paketës anti-shpifje. Vokshi shkruan se kjo paketë është kundërshtuar me forcë nga të gjitha institucionet europiane dhe nga organizatat e medias. Vokshi shton se Rama po provon çdo ditë se e ka forcuar kontrollin absolut mbi median për të qeverisur i qetë mes krizash të sajuara.

POSTIMI:

Për fjalën e lirë!Censori i gazetarisë në Shqipëri, Edi Rama ka urdhëruar rikthimin në parlament të paketës anti-shpifje, të kritikuar me forcë nga të gjitha institucionet europiane dhe organizatat ndërkombëtare të medias. Edi Rama po provon çdo ditë se e ka forcuar kontrollin absolut mbi median për të qeverisur i qetë mes krizash të sajuara e për të vjedhur edhe qindarkën e fundit në buxhetin e shtetit.Europarlamentari David Lega ngre shqetësimet e tij për rikthimin e paketës “antishpifje” për shqyrtim në kuvend pa marrë në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albana vokshi paketa anti shpifje albana vokshi paketa anti shpifje

Sondazh

Poll