Politike

Shkarkimi i Nokës, Strazimiri: Alarm i kuq! Qëndro në këmbë demokrat

12 Tetor 2021, 10:12 Nga DOSJA
Shkarkimi i Nokës, Strazimiri: Alarm i kuq! Qëndro në

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka komentuar shkarkimin e Flamur Nokës nga komisioni i sigurisë. Strazimiri e quan këtë një alarm të kuq, për shoqërinë, demokracinë dhe votën e lirë.

Ky turp është ALARM I KUQ për shoqërinë, për demokracinë, për mendimin e lirë, për votën e lirë, për partinë dhe popullin e LIRISË! Një betejë që e ke humbur me moral politik e njerëzor, me argumente politikë e me debat statutor, nuk e fiton dot “me stilograf”… Sot më shumë se kurrë: #qëndro_në_këmbë_demokrat #asnjë_hap_pas” shkruan ai.

Mbrëmjen e djeshme, fill pas debateve në mbledhjen e Kryesisë së PD, kryedemokrati Lulzim Basha vendosi të shkarkojë Flamur Nokën. Noka u shkarkua pasi akuzohet se ka shpifur ndaj kryetarit të PD, dhe ka shpikur qëndrime të pathëna, referuar deklaratave të Nokës se Basha e ka quajtur anëtarësinë e PD, “llum”.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi i Nokës, Basha: Demokratët i dinë ç’pazare bëjnë me Ramën (REAGIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gent strazimiri shkarkimi i flamur nokes gent strazimiri shkarkimi i flamur nokes

Sondazh

Poll