Politike

Dosja Mediu, zbardhet vendimi i Apeli të GJKKO: S’është çështje e gjykuar!

12 Tetor 2021, 10:49 Nga DOSJA
Dosja Mediu, zbardhet vendimi i Apeli të GJKKO: S’është

TIRANË– Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediun. Në vendim thuhet se pengesa e imunitetit ishte e përkohshme dhe rënia e këtij kushti i hap rrugën gjykimit të dosjes. Po ashtu, në vendim thuhet se afatet e parashikuara janë respektuar pasi Mediu është marrë i pandehur që në vitin 2009.

“Nuk është gjë e gjykuar. Afatet e parashkrimit janë respektuar se është marrë i pandehur që në vitin 2009. Pengesa e imunitetit ishte përkohshme. Rënia e kushtit për pasur imunitet konsiderohet fakt i ri që hap rrugën e gjykimitNeni 66 i Kodit penal, dispozitë e cila për rastin konkret, në mënyre eksplicite parashkruan se ‘nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së përsipër si të pandehur kanë kaluar 10 vjet nga krimet që parashikojnë dënimin nga 5-10 vjet burgim. Ndjekja penale ndaj Fatmir Mediut nuk është shuar, pasi brenda afatit kohor 10 vjeçar nga kryerja e veprës penale ai mori cilësinë e të pandehurit në gjykim penal të ngritur përkundrejt tij,”- thuhet në vendimin e Gjykatës.

Pas bërjes publike të këtij vendimi, avokati mbrojtës i ish-ministrit Mediu mund ti drejtohet zyrtarisht Gjykatës së Lartë, për prishje të vendimit të apelit dhe pushim të çështjes. Gjykata e Posaçme vendosi që të rihapë çështjen “Gërdeci”, duke nisur rigjykim për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

SPAK iu drejtua në muajt e parë të vitit Gjykatës së Lartë me kërkesën për revokimin e vendimit të 2009 që pushoi çështjen ndaj Mediu me arsyetimin se nuk mund të gjykohet pasi ishte me imunitet. SPAK e akuzon Mediun si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit.Shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë të 27 të tjerëve, plagosjen e lehtë të 109 të të tjerëve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatmir mediu gjyqi per fatmir mediun fatmir mediu gjyqi per fatmir mediun

Sondazh

Poll