Aktualitet

Shkarkimi i Nokës, Basha: Demokratët i dinë ç’pazare bëjnë me Ramën (REAGIMET)

12 Tetor 2021, 09:14 Nga DOSJA
Shkarkimi i Nokës, Basha: Demokratët i dinë ç’pazare

TIRANË– Pas shkarkimit të deputetit Flamur Noka nga posti i tij si nënkryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtar, reagime të forta kanë ardhur nga figura të rëndësishme të Partisë Demokratike. Kundër vendimit të marrë nga kryetari Lulzim Basha, dolën që mbrëmë Albana Vokshi dhe Tritan Shehu, ndërsa sot “grupit” i janë bashkuar edhe Jozefina Topalli, Fatbardh Kadilli dhe Edmond Spaho.

Të gjithë njëzëri akuzojnë Bashën për “autokraci”, ndërsa ish-kryeparlamentarja Topalli paralajëmroi dhe përjashtime të tjera. Ndërkohë që sot ka pasur edhe një reagim nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha.

Pas një vizitë me ministren britanike për Europën dhe Amerikat, Wendy Morton, Basha ndaloi për të dhënë një sqarim para mediave. Por edhe ndaj tyre nuk u tregua i kursyer duke i akuzuar disa prej televizioneve në vend për provincializëm dhe deformim të të vërtetës.

Po ashtu, Basha shtoi se e kishte paralajmëruar Nokën para se të merrte përfundimisht vendimin ndaj tij, ndërsa lëshoi dhe një tjetër deklaratë të fortë. Numri një i Partisë Demokratike pranoi se në mesin e tij ka persona të korruptuar që kanë shtuar pasuritë e tyre në mënyrë të paligjshme dhe kësisoj janë të shantazhueshëm nga kryeministri Edi Rama.

Edhe pse nuk i përmendi me emra, kryedemokrati i cilësoi si “llum”, frazë që jo më larg se dje e kishte mohuar se kishte dalë nga goja e tij për qeverisjen e shkuar të Partisë Demokratike. Basha tha se nuk mundet PD që ka armik Ramën të përbaltet nga sajesa, shpifje dhe devijime, që sipas tij anë axhenda personale që duan ta kthejnë PD-në në një bunker. Në fund, ai edhe njëherë theksoi se PD nuk do të mbetet peng i interesave personale.

Po çfarë ndodhi dje brenda selisë blu?

Dje mbrëma, fill pas debateve në mbledhjen e Kryesisë së PD, kryedemokrati Lulzim Basha vendosi të shkarkojë Flamur Nokën. Noka u shkarkua pasi akuzohet se ka shpifur ndaj kryetarit të PD, dhe ka shpikur qëndrime të pathëna, referuar deklaratave të Nokës se Basha e ka quajtur anëtarësinë e PD, “llum”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ORA 10:21

Ministrja britanike Wendy Morton takohet me Lulzim Bashën

ORA 10:22

Takimi me ministren britanike, Basha: Duam t’i shohim me letra shqiptarët në Angli

ORA 10:22 

Shkarkimi i Nokës, Spaho-Bashës: Po të mblidhet litari, je qesharak!

ORA 10:24 

Shkarkoi Nokën, Basha-mediave: Mos u sillni si provincialë, e paralajmërova!

ORA 10:43

Shkarkimi i Nokës, Kadilli: Opozita po zvogëlohet, klimë që tregon degradim

ORA 10:49

AKUZAT- Basha flet pa emra: Ka ‘llum’ në PD, pastrojnë para e shantazhohen nga Rama

ORA 10:58

Shkarkimi i Nokës, Topalli: Basha do shpallë dhe përjashtime të tjera

ORA: 12:12

Shkarkimi i Nokës, Strazimiri: Alarm i kuq! Qëndro në këmbë demokrat

ORA 14:36

Basha e shkarkoi, Flamur Noka: “Pengu” i Ramës përjashton dhe përçan demokratët…

ORA 15:27

“Kush e ka radhën, unë apo ai?”/ Luan Baçi kundër Bashës: PD s’është pronë e askujt

Ora 15:45

“Noka”/ Duma: Jam në konflikt me kolegët, ju lutem… fjala ‘llum’ s’ishte për PD-në

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore politike lulzim basha shkarkimi i flamur bokes lulzim basha shkarkimi i flamur bokes

Sondazh

Poll