Aktualitet

Pecorelli kërkon punë: Jam në vështirësi ekonomike, mendoj për fëmijët

12 Tetor 2021, 11:50 Nga DOSJA
Pecorelli kërkon punë: Jam në vështirësi ekonomike,

ITALI– Davide Pecorelli suprizon gjithmonë e më shumë me deklaratat e tij! Sot, pasi dha deklarimet e tij për prokurorët e Perugia-s, bëri me dije publikisht se po kërkonte punë…

Edhe pse pretendonte se kishte gjetur “thesarin” e ndarë në dy arka, mesa duket Pecorelli duket se nuk është i pasur e se ende se ka realizuar ëndërrën e tij për të shlyer borxhet. Ai po kërkonte një punë “edhe si punëtor” sa më shpejt të ishte e mundur.

“Vështirësitë e mia ekonomike janë të qarta dhe kanë zgjatur prej muajsh, që kur jam nisur për Shqipëri. Në këtë fazë më duhet që të rifutem në lojë, duhet të mendoj për fëmijët, edhe pse e përsëris që nuk do të jem më sipërmarrës në Itali”, ka thënë Pecorelli.

Davide Pecorelli u zhduk për 8 muaj me radhë pas një udhëtimi që zhvilloi në Pukë të Shqipërisë. Duke djegur makinën e tij, Pecorelli sajoi vdekjen e tij duke u zhdukur, ndërsa hetimet për të vijonin prej muajsh. Por sajesa e vdekjes nuk i zgjati shumë sepse u njoh nga qytetarët italiane. E gjitha pasi gomonia të cilën e kishte marrë me qira pësoi një avari në mes të detit dhe u detyrua që të kërkonte ndihmë, por nga ana tjetër kishte nisur të përdorte edhe kartën e tij të kreditit.

Gabimet e njëpasnjëshme sollën edhe zbulimin e tij.

Marrë nga lanazione.it

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli davide pecorelli

Sondazh

Poll