Aktualitet

Çmim ‘stratosferik’! OSHEE blen prapë energji me 264.50 Euro/MWh, duhet akoma

12 Tetor 2021, 13:17 Nga DOSJA
Çmim ‘stratosferik’! OSHEE blen prapë energji me 264.50

TIRANË– Blihet sërish energji për periudhën e mbetur 14-17 tetor! Furnizuesi i Tregut të Lirë ka rihapur sot fazën e tretë të ankandit për të siguruar sasinë e 15,584 MWh, por u arrit marrëveshja vetëm për 4,128 MWh. Energjia elektrike u ble më çmimin mesatar 264.50 Euro/ MWh.

Nga ankandet e zhvilluara dje dhe sot u arrit të sigurohej në total sasia 29,048 MWh nga 44,400 MWh të kërkuara për periudhën 13 – 17 Tetor. Në ankandin e parë u ble 19.400 MWh, me çmim mesatar 255.79 euro për megavat dhe kushtoi më shumë se 4.9 milionë euro, ndërsa sasia e dytë e energjisë prej 5.520 megavat u ble më shtrenjtë. Me 258.47 Euro dhe kushtoi në total 6.44 milionë euro.

Për shkak të krizës së paralajmëruar, vetëm në muajin tetor deri tani OSHEE ka blerë rreth 19.44 milionë euro energji elektrike.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ankandi per energjine elektrike oshee ankandi per energjine elektrike oshee

Sondazh

Poll