Aktualitet

Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali, 21 persona të ndaluar

12 Tetor 2021, 13:31 Nga DOSJA
Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali, 21

TIRANË– Operacioni italian ‘Aesontium’ ka çuar në shkatërrimin e një organizate trafikantësh italo-shqiptare. Në pranga kanë rënë 21 persona, të cilët akuzohen për trafik lëndësh narkotike, pjesëmarrje në organizim kriminal, armëmbajtje pa leje, grabitje armësh, kërcënim e vjedhje.

Ndaj 9 personave është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg e 12 të tjerë janë vënë në arrest shtëpiak.

Hetimet e opearcionit të koordinuar nga Drejtoria e Antimafias së Catanzaros kanë zbardhur se ky grup trafikonte kokainë, heroinë, hashash, marijuanë e amfetaminë në territorin jugor të Catanzaros.

Të dy grupet kriminale furnizoheshin me drogë nga trafikantë shqiptarë që transportonin përmes rajonit të Puglias si dhe nga klane mafioze me veprim në bregedetin Jon të Italisë.

Përshtatur nga: Interris.it

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali arrestohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll