Aktualitet

Vranë malazezin në Ulqin për hakmarrje, shpallen në kërkim dy shqiptarët (EMRAT)

12 Tetor 2021, 12:12 Nga DOSJA
Vranë malazezin në Ulqin për hakmarrje, shpallen në

MAL I ZI- Dy shqiptarë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Malit te Zi pasi dyshohen si personat që kanë kryer një vrasje më 4 korrik të këtij viti në Ulqin. Vincenc Pirolli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç janë të dyshuarit kryesorë të vrasjes së malazezit nga Ulqini, Momçillo Gjurishic.

Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit Aleksandar Boshkoviq në konferencën për media u shpreh se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.

Zyrtarët e sektorit kundër krimininalitetit nga Policia e Ulqinit dhe e Tivarit ne Mal të Zi kane kallëzuar penalisht ndaj dy shtetasve shqiptarë Vinçenc Pirolli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, te cilet janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Momçillo Gjurishiqit me 4 korrik 2021 në Ulqin. Boshkoviq ka shtuar se “gjatë hetimit janë dokumentuar prova te mjaftueshme që janë shfrytëzuar gjate largimit nga vendi i ngjarjes, si dhe është zbuluar drejtimi i arratisë së tyre” tha ai.

Shefi i policisë kriminale Boshkoviq është shprehur se kanë dyshime se ngjarja mund të lidhet me hakmarrjen.

“Kemi dyshime që mund të jetë kryer për hakmarrje por nuk kemi fakte konkrete”.

Ai thotë se dy shqiptarët janë futur ilegalisht në Mal të Zi dhe se po të njëjtën ditë që është kryer vrasja janë larguar në drejtim të Shqipërisë përmes pikës së kalimit kufitar Sukobine-Muriqan.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet rajoni dorjan lala momçillo gjurishic vincenc pirolli dorjan lala momçillo gjurishic vincenc pirolli

Sondazh

Poll