Aktualitet

Procesi i vaksinimit në Universitetin e Gjirokastrës dhe Elbasanit, interesi i ulët

12 Tetor 2021, 11:54 Nga DOSJA
Procesi i vaksinimit në Universitetin e Gjirokastrës dhe Elbasanit,

TIRANË– Procesi i vaksinimit te studentët po ecën me ritme të ngadalta. Pavarësisht se Rektorati i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit të studentëve dhe personelit akademik, ky proces po vijon me ritme mjaft të ngadalta.

Procesi i vaksinimit vazhdon edhe në Universitetin e Gjirokastrës, ndonëse interesimi është ende i ulët, për shkak edhe të largësisë së studentëve nga vendbanimi. Specialistët e Shëndetësisë rekomandojnë për ta vaksinën Pfizer si vaksina me efektet më të pakta tek të rinjtë.

Në Elbasan janë ngritur dy qendra vaksinimi kundër COVID-19, një qendër vaksinimi pranë Korpusit Kryesor ku ka nisur vaksinimi për rreth 4000 studentë të fakulteteve të Shkencave Humane, Shkencave Sociale, Shkencave të Natyrës dhe Fakultetit Ekonomik.

Qendra tjetër e vaksinimit është ngritur pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike ku do të vaksinohen rreth 2000 studentë. Personelit mjekësor i është dhënë lista me emrat e studentëve dhe ndërkohë UE ka vënë në dispozicion edhe personel administrative në ndihmë të procesit të vaksinimit. Vaksinimi do të vazhdojë nga ora 09.00 deri në orën 13.00 deri në datën 17 tetor.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet procesi i vaksinimit procesi i vaksinimit

Sondazh

Poll