Politike

Shkarkimi i Nokës, Kadilli: Opozita po zvogëlohet, klimë që tregon degradim

12 Tetor 2021, 08:43 Nga DOSJA
Shkarkimi i Nokës, Kadilli: Opozita po zvogëlohet, klimë që

TIRANË– Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, njëkohësisht kryetar i iniciativës Demokratike IDE, ka reaguar pas shkarkimit si nënkryetar komisioni të Flamur Nokës. Kadilli shkruan se ky shkarkim ishte një dëshmi e traditës së shëmtuar të përjashtimeve, e se opozita po vjen dhe po zvogëlohet nga përjashtimet. Ai thotë se demokratët duhet të reagojnë kundër modelit dhe jo rastit personal. Klima që është krijuar brenda PD-së, sipas Kadillit tregon degradim.

Reagim nga Iniciativa Demokratike – iDE

Shkarkimi i z. Noka një dëshmi tjetër e traditës së shëmtuar të përjashtimeve. Opozita zvogëlohet edhe me shumë nga përjashtimi. Një dëshmi e re e kryetarokracisë. Basha e emëroi Kryesinë e grupit dhe gati dy të tretat e Kryesisë si një kryetarokrat dhe e shkarkon po si kryetarokrat. Demokratët duhet të reagojnë kundër modelit jo rastit personal. Basha veproi si Kryetarokrat jo vetëm kur shkarkoi, por edhe kur emëroi. Përplasja me akuza të ndërsjellta me etiketime “llum” apo “peng” tregon degradim. Kë të besojnë demokratët? Ata meritojnë më shumë nga Kryetari dhe nga ish Kryetari. Kjo klimë përplasjesh dhe përjashtimesh tregon degradim. Idetë dhe propozimet e Manifestit “për një parti më e madhe se kryetari” janë përgjigjja për të dalë nga kjo gjendje si një parti e pastër, e hapur, e bashkuar, fituese.

Dje mbrëma, fill pas debateve në mbledhjen e Kryesisë së PD, kryedemokrati Lulzim Basha vendosi të shkarkojë Flamur Nokën. Noka u shkarkua pasi akuzohet se ka shpifur ndaj kryetarit të PD, dhe ka shpikur qëndrime të pathëna, referuar deklaratave të Nokës se Basha e ka quajtur anëtarësinë e PD, “llum”.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi i Nokës, Basha: Demokratët i dinë ç’pazare bëjnë me Ramën (REAGIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli shkarkimi i flamur nokes fatbardh kadilli shkarkimi i flamur nokes

Sondazh

Poll