Politike

Shkarkimi i Nokës, Topalli: Basha do shpallë dhe përjashtime të tjera

12 Tetor 2021, 08:58 Nga DOSJA
Shkarkimi i Nokës, Topalli: Basha do shpallë dhe përjashtime

TIRANË– Ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka paralajmëruar se kryedemokrati Lulzim Basha do të kryejë përjashtime të tjera pas Flamur Nokës. Me anë të një shkrimi, Topalli thotë se Basha e ka shpallur Nokën armik të brendshëm mirëpo me këtë vendim e ka nderuar.

‘Luli paska perjashtur prap me vendim personal sonte ne darke . Kesaj here rradhen e kishte Flamur Noka, qe eshte rritur ne Partine Demokratike. E paska shpallur armik te brendshem! Ne fakt e paska nderuar Flamurin. Shoku Enver bente mbledhje byroje ne raste te tilla. Dmth kur anetaresia e Partise eshte ngritur per te hequr Lulzimin, ky i fundit shkarkon Noken. Edhe per pak kohe do kete vulen. Gjate ketyre diteve do shpall edhe perjashtime te tjera… deri kur Kuvendi Kombetar do i heq edhe vulen bashke me karrigen Lul Vules”– shkruan Topalli

Dje mbrëma, fill pas debateve në mbledhjen e Kryesisë së PD, kryedemokrati Lulzim Basha vendosi të shkarkojë Flamur Nokën. Noka u shkarkua pasi akuzohet se ka shpifur ndaj kryetarit të PD, dhe ka shpikur qëndrime të pathëna, referuar deklaratave të Nokës se Basha e ka quajtur anëtarësinë e PD, “llum”.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi i Nokës, Basha: Demokratët i dinë ç’pazare bëjnë me Ramën (REAGIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jozefina topalli shkarkimi i flamur nokes jozefina topalli shkarkimi i flamur nokes

Sondazh

Poll