Politike

Shkarkimi i Flamur Nokës, Albana Vokshi ‘ngre krye’ ndaj Bashës: Futja në rresht, asfiksim që e çon PD-në në

11 Tetor 2021, 21:15 Nga DOSJA
Shkarkimi i Flamur Nokës, Albana Vokshi ‘ngre krye’ ndaj

TIRANË– Vjen reagimi i parë nga brenda Partisë Demokratike për shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë. Deputetja Albana Vokshi ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook”, ku edhe ndëshkon vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt,”-shkruan ajo në postim.

Mbrëmjen e sotme, Basha vendosi për shkarkimin e Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë,ndërsa e paralajmëroi edhe për përjashtim nga grupi parlamentari Partisë Demokratike. Përplasja më e fundit mes Nokës dhe Bashës, ndodhi në mbledhjen e sotme të Kryesisë, ku deputeti pretendoi se kryedemokrati e cilësoi qeverinë e Berishës si “llum”. Por ky pretendim u hodh poshtë nga selia blu.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albana vokshi flamur noka shkarkohet flamur noka albana vokshi flamur noka shkarkohet flamur noka

Sondazh

Poll