Sport

Intervista me stemën e UÇK-së/ Në Serbi kërkojnë dënimin e Shaqirit, federata serbe: Ne jemi duke përgatitur…

11 Tetor 2021, 19:21 Nga DOSJA
Intervista me stemën e UÇK-së/ Në Serbi kërkojnë

ZVICËR– Pas fitores së Zvicrës ndaj Irlandës së Veriut, Xherdan Shaqiri u bë protagonist gjatë një interviste, kur një tifoz, iu afrua dhe i vendosi mbi supe një xhaketë me simbolin e UÇK-së.Lojtari me buzëqeshje dhe sportivitet e largoi xhaketën duke e mbajtur në dorë. Federata zvicerane e futbollit u distancua menjëherë nga ai gjest.

“Është e papranueshme që njerëzit abuzojnë me një intervistë pas ndeshjes për të bërë propagandë politike. Shaqiri kishte një sjellje shembullore, tifozi u mor në pyetje nga policia dhe atij menjëherë iu vendos ndalimi i hyrjes në stadium”. Një reagim i tillë nuk është mjaftuar, sepse federata serbe e futbollit ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi këtë situatë. Siç shkruhet në deklaratë, federata serbe kërkon dënim maksimal ndaj Shaqirit.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës serbe të futbollit, Jovan Surbatovic po përgatit një letër në FIFA, në të cilën ai kërkon dënim për Shaqirin për promovimin e organizatës terroriste UÇK para mediave. “Ne jemi duke përgatitur një letër proteste që do t’ia dërgojmë FIFA-s. Do të kërkojmë një reagim urgjent dhe sanksionet më të rrepta kundër Shaqirit për promovimin e organizatës kriminale terroriste “UÇK” gjatë deklaratës për mediat”. Ishte reagimi i federatës serbe.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport serbia shaqiri uck zvicra serbia shaqiri uck zvicra

Sondazh

Poll