Sport

“Në Tiranë vetëm për fitore”, trajneri i Polonisë paralajmëron Shqipërinë në prag të sfidës: Reja ka bër

11 Tetor 2021, 18:47 Nga DOSJA
“Në Tiranë vetëm për fitore”, trajneri i

TIRANË-Polonia ka udhëtuar e plotë drejt Shqipërisë për të sfiduar kuqezinjtë pasi obejektivi i vetëm i bardhekuqve është vendi i dytë. I vetmi që do të mungojë në delegacionin polak do të jetë portieri veteran, Lukas Fabianski që njoftoi tërheqjen nga kombëtarja menjëherë pas përfundimit të kësaj sfide. Ndërkohë, trajneri Paulo Sousa ka folur në prag të ndeshjes ku u ndal gjatë te cilësia që disponon skuadra kuqezi.

“Reja ka bërë një ekip mjaft të fortë dhe do jetë një ndeshje e vështirë, pasi Shqipëria është ekip kompakt. Ndeshja e parë ishte e balancuar, por ne ishim efikasë në rastet e krijuara.Shqipëria ka lojtarë kyç në pozicione të caktuara dhe do jetë një ndeshje e fortë.

Ne kemi mentalitet fituesi dhe në Shqipëri nuk do të zbresim në fushë për një barazim. Do të jetë një ndeshje shumë intensive por në rolet kyçe ne kemi lojtarë më të mirë në cilësi teknike”. Është i qartë Sousa në këtë deklaratë. Polonia do të luajë në Tiranë një ndeshje të hapur me alternativë të vetme, fitoren.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport polonia shqiperia sousa polonia shqiperia sousa

Sondazh

Poll