Sport

Mes skualifikimeve dhe dëmtimeve/ Shtohen telashet për Shqipërinë në prag të Polonisë, Cikalleshi rezulton me COVID-19

11 Tetor 2021, 17:22 Nga DOSJA
Mes skualifikimeve dhe dëmtimeve/ Shtohen telashet për

SHQIPËRI-Sulmuesi Sokol Cikalleshi do të mungojë në ndeshjen vendimtare të Kombëtares ndaj Polonisë, që luhet të martën në “Air Albania” e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti kuqezi ka rezultuar pozitiv në testet me tampon të kryera nga Kombëtarja sot. Pas daljes së analizave Cikalleshi është larguar nga grumbullimi për të nisur karantinën dhe nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore.

Përveç tij, të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik kanë rezultuar negativë. Kësisoj, trajneri Edy Reja do të ketë katër mungesa në sfidën ndaj Polonisë dhe më konkretisht Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endri Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cikalleshi polonia shqiperia cikalleshi polonia shqiperia

Sondazh

Poll