Sport

Berat Gjimshiti operohet me sukses, zbulohet data e rikuperimit të mbrojtësit

11 Tetor 2021, 14:28 Nga DOSJA
Berat Gjimshiti operohet me sukses, zbulohet data e rikuperimit të

SHQIPËRI-Berat Gjimshiti, ylli i mbrojtjes kuqezi që pësoi një dëmtim në parakrahun e majtë në ndeshjen me Hungarinë, është operuar ditën e sotme në një nga klinikat sportive më të mira të Torinos, në Itali.

Stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor të Atalantës, dhe bën me dije se operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotshëm ka shkuar me shumë sukses dhe lojtari është në gjendje shumë të mirë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi kuqezi pas 7-10 ditësh do të rinisë stërvitjen dhe sipas parashikimeve do të jetë i gatshëm për të luajtur ndeshje zyrtare pas 30 ditësh.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gjimshiti shqiperia gjimshiti shqiperia

Sondazh

Poll