Sport

VIDEO/ Përleshja në fushë përfundon me një… puthje. Neymar provokon kundërshtarin, plasin komentet: Romancë mesR

11 Tetor 2021, 14:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Përleshja në fushë përfundon me një…

KOLUMBI-Pas nëntë fitoreve radhazi, Brazili ngadalësoi ritmin dhe nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 kundër Kolumbisë. Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2022 në zonën e Amerikës së Jugut. Neymar u rikthye në fushë i skualifikuar në ndeshjen kundër Venezuelës. Ylli i PSG ishte një nga protagonistët e ndeshjes dhe dueli me Yerry Mina emocionoi tifozët në tribunat e Roberto Melendez në Barranquilla.

Gjithçka nisi kur sulmuesi hyri në fushë dhe stadiumi mirëpriti O Ney mes fishkëllimave dhe çdo rënie në tokë shoqërohej nga koret e tifozëve: “klloun, klloun”. Temperaturat shpejt u ndezën, derisa përplasja midis brazilianit dhe kolumbianit dukej e pashmangshme.

Tensioni shpërtheu në minutën e 57′ kur, pas një goditjeje të rëndë, të dy lojtarët përfunduan në tokë. Në atë moment, Mina ngrihet dhe i afrohet O Ney, si për t’i kërkuar një shpjegim. Por sulmuesi i PSG e përballon kundërshtarin duke imituar gjestin e një puthje në mënyrë provokuese.

Në këtë pikë të dy ndahen dhe arbitri argjentinas Patricio Loustau e zgjidh me nga një karton të verdhë. Imazhi i puthjes bëri xhiron e rrjetit. “Romancë mes Neymar dhe Yerry Mina”, “Ndjej që këta të dy do të bëhen miq shumë të mirë …”, ishin disa nga komentet.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brazil neymer yerry mina brazil neymer yerry mina

Sondazh

Poll