Aktualitet

Aktori Binaj: Artistët të vijnë në protestojnë, nuk u bien ndjekësit 

11 Tetor 2021, 15:50 Nga DOSJA
Aktori Binaj: Artistët të vijnë në protestojnë, nuk u

TIRANË- Aktori Florjan Binaj u ka bërë thirrje të gjithë artistëve dhe ndjekësve të tij që të protestojnë në lidhje me rritjen e çmimeve. Ai u shpreh se e vetmja gjë që ne kemi si Evropa janë çmimet e larta. Aktori gjithashtu shtoi se qytetarët duhet të dalin dhe të luftojnë për të drejtat e tyre.

“Kemi dalë për të ngritur zërin dhe për ata që nuk kanë mundësi, të gjithë preken, u bëj thirrje të gjithë të rinjve të marin pjesë sa rrinë merren me klikimet në instagram. Ta bëjnë për vete, për prindërit dhe për të ardhmen. U bëj thirrje të gjtihë artistëve dhe të rinjve t’i bashkohen protestës sepse nuk do u ulen ndjekësit në instagram nëse vijnë. Të gjithë e duam Shqipërinë si Europa por vetëm naftën, ujin e dritat kemi si Europa. Mos të ecim më me shprehjen ‘Shyqyr që na dhjeu zogu dhe do na ecë mbarë por të dalim dhe të luftojmë për të drejtat tona’, tha Binaj.

LAJMI KRYESOR: Protesta për çmimet! Me çadra në duar qytetarët rikthehen përballë kryeministrisë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet florjan binaj proteste per rritjen e cmimeve florjan binaj proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll