Aktualitet

Protestuesit: Ushqimet e shportës janë rritur të gjitha, këtu do jemi deri sa të plotësohen pikat

11 Tetor 2021, 15:36 Nga DOSJA
Protestuesit: Ushqimet e shportës janë rritur të gjitha,

TIRANË- Qytetarë të shumtë ditën e sotme janë mbledhur përballë kryeministrisë, në lidhje me rritjen e çmimeve në vend. Një qytetar në protestë është shprehur se një nga pikat e tyre, është plotësuar ndërkohë që do vazhdojnë të protestojnë deri sa të plotësohen kërkesat.

Janë dhe kushtet atmosferike që kanë ndikuar, por plus është dhe herët. Shpresoj që të bashkohen. Një ndër pikat që mendojmë që u reflektua është çmimi i energjisë elektrike. Ne protestojmë për ushqimet e shportës që janë rritur të gjitha. Për nivelin e çmimit të karburanteve. Këto janë pikat kryesore që ndikojnë në jetën e çdo shqiptari. Ja kur jemi sot në orën 17:00 dhe këto do të vijojnë deri në atë pikë, kur do të plotësohen pikat tona”, tha një protestues.

Një tjetër protestues është shprehur se vetëm vendi ynë e ka taksën 20% për ushqimet ndërkohë që vendet e rajonit e kanë 10 ose 5%.

“Ne kishim tre kërkesa. Një kishte të bënte me ushqimet, energjinë, naftën dhe gazin. Kryeministri reflektoi për pikën e dytë, por nuk ka thënë asgjë për ushqimet tjera që janë rritur, buka, qumështi dhe veza. Maqedonia e ka 5% taksën për ushqimet, Kosova 10% dhe vetëm ne e kemi 20%. Duhet të reflektojnë në këtë drejtim”, tha një tjetër protestues.

LAJMI KRYESOR: Protesta për çmimet! Me çadra në duar qytetarët rikthehen përballë kryeministrisë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta per rritjen e cmimeve protesta per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll